Policia ka arrestuar shtetasen italiane Angela Tanzilo, banore në Napoli, pas aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e së hënës në autostradën Levan–Vlorë. Ajo dyshohet se humbi kontrollin e automjetit të saj dhe u përplas me një kamionçinë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Fillimisht humbi jetën drejtuesi i mjetit të tonazhit të vogël, 63-vjeçari Alfred Hasani, ndërsa pas mesnate në spitalin e Vlorës ndërroi jetë edhe pasagjeri i kamionçinës, shtetasi Artan Muho, i cili kishte mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet po vijojnë procedurat ligjore ndaj italianes Tanzilo për shkak të ngjarjes së rëndë që tronditi rrugën Levan–Vlorë.