Trupi iu gjet në Marbella, policia spanjolle verifikon ADN-në e familjarëve të Miklovanit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.09.2025, 10:57

Policia spanjolle ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Miklovan Danajt, me qëllim krahasimin me atë të trupit të pajetë të gjetur në bregdetin e Marbellës.

Autoritetet spanjolle po kryejnë të gjitha hetimet për konfirmimin zyrtar të identitetit të viktimës, i cili dyshohet të jetë 30-vjeçari nga Shkodra, i raportuar i zhdukur që në maj të vitit 2025.

Miklovan Danaj u denoncua i zhdukur nga bashkëshortja e tij, ndërsa prej muajsh nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Familja kishte marrë pak kohë pas zhdukjes një mesazh shqetësues, ku thuhej: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni.” Ky mesazh anonim forcoi dyshimet se zhdukja nuk ishte rastësore, por pjesë e një eliminimi të qëllimshëm.

Trupi i pajetë u gjet së fundmi në bregun e Marbella-s dhe ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Spanjë. Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të sakta mbi mënyrën se si u gjet trupi, ndërsa mediat vendase raportojnë se Guardia Civil ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e vdekjes.

JOQ ALBANIA raportoi e para për aktivitetin e Danajt në Spanjë, i cili vitet e fundit ishte bërë një emër i njohur për rrjetet kriminale dhe ishte i përfshirë në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës në Evropë.

Duke marrë shkas nga këto raportime, hetuesit po ndjekin pistën e një hakmarrjeje brenda rrjeteve të trafikut të drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit