Policia e Maqedonisë ka gjobitur 164 këmbësorë gjatë muajit gusht

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2025, 14:05

Policia e trafikut nuk i kursen këmbësorët si pjesëmarrës në trafik nëse nuk i respektojnë rregullat. Raporti për gushtin thekson se janë sanksionuar edhe 164 këmbësorë dhe 81 shoferë skuterësh elektrikë.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, muajin e kaluar 1,149 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse.

Raporti i publikuar dje nga Ministria e Brendshme tregon se në gusht janë kryer 19,343 shkelje të rregullave të trafikut dhe 82 shoferë janë arrestuar në rrugët e vendit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit