Ç’po ndodhë me njohjen e patentëshoferëve nga Sllovenia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2025, 21:40

Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Në njoftim thuhet se çështje me rëndësi të veçantë ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentëshoferëve të Kosovës në Slloveni.

Sipas njoftimit, Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik.

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, theksoi Gërvalla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit