Është zvogëluar numri i punëtorëve në industri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2025, 09:42

Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 3.8% në korrik të vitit 2025 krahasuar me korrikin е vitit 2024, kumtoi Enti shtetëror i statistikës.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit korrik të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.4 % në sektorin Industria përpunuese për 4.0 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.5 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit korrik të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 1.9 % Prodhimet kapitale për 8.8 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.8 %, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 9.6 % dhe Produktet intermediare, përveç energjisë për 0.3% .

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – korrik të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – korrik të vitit 2024, është zvogëluar për 4.0%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit