Aksident në Elbasan/ Përplasen dy makina kokë më kokë, një i plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2025, 09:30

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit