I nevojiten 77.000 €, të ndihmojmë Gëzimin të ngrihet sërish në këmbë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2025, 09:47

Gëzim Merizaj, 57 vjeç nga Tirana, jeton prej 7 vitesh në karrige me rrota, pas një aksidenti të rëndë që i shkaktoi dëmtime serioze në shtyllën kurrizore. Si pasojë, ai është paraplegjik dhe çdo ditë përballet me sfida të mëdha fizike dhe emocionale.

Megjithatë, së fundmi ka ardhur një rreze shprese: një spital i specializuar në Turqi ka pranuar të kryejë një ndërhyrje mjekësore me potencialin për t’i rikthyer ndjeshmërinë dhe lëvizshmërinë në gjymtyrët e poshtme. Ky operacion përfaqëson një mundësi reale për përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës së Gëzimit.

APELI PËR NDIHMË I GËZIMIT:

Kostoja e ndërhyrjes është 77 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen, e cila tashmë ka kaluar vite të vështira. Për këtë arsye, Gëzimi dhe të afërmit e tij i drejtohen publikut me një apel për ndihmë, duke kërkuar kontributin e kujtdo që ka mundësi të japë, sado modest të jetë ai.

“Ky nuk është vetëm një operacion mjekësor, është një shans i dytë për jetë normale. Një shans për babin tim që të ecë, të jetë më i pavarur, dhe të jetojë me më shumë dinjitet e shpresë, pas shumë vitesh vuajtje. Ju falënderojmë përzemërsisht për çdo ndihmë dhe për mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të vështirë, por me shumë shpresë”, shkruan djali i tij.

Për ata që duan të kontribuojnë direkt në llogarinë: GEZIM MERIZAJ, IBAN ( LEK ) AL2020511629007954CLIDCLALL0, IBAN ( EUR ) AL0420511629007954SAVAIDEUR0. Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë, ndihma mund të jepet përmes platformës GoFundMe. Për më shumë informacion apo për të kontaktuar familjen direkt, mund të telefononi në këtë numër kontakti, 0695754101.

Çdo ndihmë është një hap më afër drejt rikthimit të lëvizjes dhe jetës normale për Gëzimin. Familja e tij shpreh mirënjohje të thellë për çdo zemër të hapur që i bashkohet kësaj beteje njerëzore për shpresë dhe jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit