Një rast grabitjeje është regjistruar më 30 gusht në qendër të Tiranës, në zonën e si “9-katësheve”, rruga Bardhok Biba.
Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë të një marketi, ku një person i paidentifikuar është paraqitur si klient. Ai ka kërkuar nga shitësja t’i sillte një produkt nga rafti, ndërsa ka shfrytëzuar momentin kur nuk kishte klientë të tjerë përreth dhe ka vjedhur celularin e punës që ndodhej mbi kasë.
Menjëherë pas kësaj, autori është larguar me vrap nga ambienti i marketit, siç shihet dhe në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te stafi i dyqanit.
Raste të tilla të vjedhjeve të shpejta në biznese të ndryshme, janë raportuar gjithnjë e më shpesh nga qytetarët kohët e fundit, duke shtuar shqetësimin për sigurinë në kryeqytet.