Adoleshentët dhunojnë turistin rumun në Durrës, procedohen nga policia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.09.2025, 22:19

Policia e Durrësit ka dhënë sot detaje lidhur me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, ku u dhunua një turist me shtetësi austriake, por me origjinë rumune.

Sipas njoftimit, shtetasi i huaj A.D. është paraqitur mbrëmjen e 14 gushtit në Stacionin e Policisë Plazh, duke kallëzuar se rreth orës 15:30 ishte sulmuar nga pesë persona për motive të dobëta.

Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy adoleshentë 17-vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në dhunimin e turistit. Në përfundim të procedurave, pas konsultimit me prokurorin, ndaj tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të identifikuar edhe personat e tjerë të dyshuar si pjesë e ngjarjes, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit