URGJENTE/ Zhduket turistja e huaj në Durrës: Telefonin e ka të fikur!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.09.2025, 21:28

Një ngjarje alarmante është raportuar sot në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku një turiste e huaj është shpallur e zhdukur nga bashkëshorti i saj.

E zhdukura është 43-vjeçarja e quajtur Barbara, e cila është parë për herë të fundit rreth 3 orë më parë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Që prej asaj kohe nuk ka më asnjë kontakt me të, ndërsa telefoni i saj rezulton i fikur.

Bashkëshorti i shqetësuar ka kërkuar ndihmë tek qytetarët dhe pushuesit për ta gjetur, duke lënë në dispozicion një numër kontakti: +355 69 864 1745.

Ai ndodhet aktualisht në zonë dhe është duke kërkuar bashkëshorten. Kushdo qytetar ka informacion apo e ka parë, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin e mësipërm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit