Fotografonte fëmijët në tualetet e plazhit, arrestohet pedofili shqiptar në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.09.2025, 19:58

Një 40-vjeçar shqiptar, i punësuar si recepsionist në një hotel, u arrestua në Bibione të Italisë me akuzat për akte të turpshme në publik dhe prodhim të materialeve pornografike me të mitur.

Arrestimi i tij erdhi pas një sërë denoncimesh nga prindër dhe pushues. Sipas hetimeve të policisë, shqiptari fotografonte fëmijët ndërsa ishin në tualetet e plazhit dhe më pas i ruante fotot në telefonin e tij, bashkë me imazhe të tjera pedo-pornografike. Ai nuk hezitonte të kryente akte të turpshme edhe përpara kamerës.

Operacioni i policisë u krye pas dëshmive të shumta. Policia ka kërkuar nga pushuesit dhe personeli i plazhit që të jenë sa më të vëmendshëm dhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë. Pas arrestimit, Prokuroria e Pordenones vendosi ta lërë shqiptarin në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit