Burime brenda bashkisë Peqin kanë konfirmuar për JOQ një rast flagrant klientelizmi me tenderat publikë dhe përvetësimin e tyre në xhepat e punonjësve të kësaj bashkie nën drejtimin e Bukurosh Maçit. 
Rastin në të cilin JOQ ka vëzhguar prej kohësh ngrënien e parave të popullit, është vërtetuar se tenderi i fundit i zhvilluar nga bashkia Peqin me vetëfinancim dhe grant, në dukje i fituar nga një operator privat, në fakt kontrollohet nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit, Julian Manahasa po ashtu ish-nënkryetar.
Në tendera të mëparshëm, kompania e Manhasës ka marrë pjesë drejtpërdrejt, por këtë herë Sekretari i Përgjithshëm ka vepruar përmes një kompanie tjetër të tijën për të kamufluar gjurmët, "Valona Konstruksion shpk" të Besnik Lulajt të Marina Bay.


“De facto, tenderin e ka Sekretari i Përgjithshëm Julian Manahasa, ndërsa de juro figuron një firmë tjetër që bashkëpunon me të,” shprehet burimi ekskluziv për JOQ.
Manahasa, sipas informacioneve që JOQ posedon, zotëron një kompani ndërtimi të quajtur T&J Construction shpk në të cilën ka fituar tendera duke patur post të rëndësishëm publik. Ai ka fituar një tender prej 1.7 Miliard Lekësh nga Fisnik Qosja i bashkisë Kavajë në qershor të këtij viti në bashkëpunim me kompaninë me të cilën kamuflohet.


Burimi brenda bashkisë Peqin konfirmon për JOQ se punën e kompanisë të shpallur fituese e kryejnë në fakt vetë punonjësit e bashkisë.
Një tjetër element që e bën edhe më të dyshimtë këtë procedurë është fakti se tenderi është zhvilluar dy herë.
"Në fazën e parë, një operator tjetër hyri në garë pa dijeninë e Julian Manahasës dhe ofroi një çmim më të ulët se firma e tij. Në këto kushte, tenderi u anulua dhe më pas u rihap. Fitues doli operatori i lidhur me Manahasën",-konfirmon i njëjti burim për redaksinë tonë.

“Tenderi u ribë, sepse oferta më e ulët i prishi planet. Në fund, ai arriti ta manipulonte procesin në favor të firmës së vet",-shton burimi.
Duke qenë se drejtësia e re është zotuar që abuzuesit e fondeve të bashkive t'i çojë pas hekurave, ky është vetëm një prej të shumtëve që u marrin ushqimin popullit dhe e vënë mbi tavolinat e veta.