“Babi vuan nga ciroza, nuk ka ilaçe as në spital as në farmaci”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.09.2025, 20:25

Mungesa e ilaçeve vijon të rrezikojë jetën e pacientëve në vendin tonë, ndërsa ata dhe familjarët e tyre shpesh nuk dinë si të veprojnë përballë kësaj situate të paprecedentë.

Së fundmi, pranë redaksisë sonë ka mbërritur një denoncim për mungesën e medikamentit “Tenofovir disoproxil Mylan 245 mg”, i cili përdoret për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Sipas një qytetari, pacientët që vuajnë nga cirroza, mes tyre edhe babai i tij, nuk po arrijnë të sigurojnë dot këtë ilaç jetik për trajtimin e sëmundjes.

Kanë ngelur pa ilaçe që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e pacientëve, pasi nëse nuk i marrin, shëndeti i tyre kompleksohet,” shkruan denoncuesi.

Ai shton se e kanë kërkuar në shumë farmaci, por askund nuk e kanë gjetur: “Është një ilaç që duhet ta sigurojë shteti, sepse nuk gjendet. Edhe në Itali apo vende të tjera nuk ta japin pa kartën e shëndetit ose pa vendimin e mjekut.

Të gjendur në këtë situatë, pacientët dhe familjarët e tyre i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt, për të garantuar furnizimin me medikamente dhe trajtimin e rregullt të sëmundjeve që rrezikojnë jetën e tyre.

Më poshtë denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ, doja të bëja një denoncim për të sëmurët me mëlçi, cerozë, ndër to dhe babi im.

Ata kanë ngelur pa ilaçe të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e pacientëve, pasi nëse nuk i marrin, u kompleksohet shëndeti. Kur shkojnë në farmaci, të gjitha thonë ka mungesë dhe nuk ka furnizim.

Çfarë duhet të bëjnë të sëmurët ndërkohë? Është një ilaç i cili duhet ta japë shteti se nuk gjendet, dhe në Itali apo vende të tjera, pa karëtë shëndeti dhe vendimin e doktorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit