Një tjetër ngjarje tronditëse është zbuluar ditën e djeshme nga JOQ Albania, ku denoncimi i qytetarëve hodhi dritë mbi abuzimin e rëndë që ndodhte brenda mureve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Pamjet e publikuara tregonin një prej kujdestareve teksa ngrinte zërin dhe ushtroi dhunë psikologjike ndaj një fëmije të mitur, sjellje që, sipas informacioneve, ka ndodhur pothuajse çdo ditë gjatë një muaji të tërë.
Menjëherë pas publikimit të videos në JOQ, policia ka nisur procedimin penal ndaj punonjëses 35-vjeçare me inicialet A.L., e cila dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikologjike sistematike gjatë orëve të mëngjesit, rreth orës 08:00, në momentet kur fëmijët ushqeheshin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar në Prokurori materialet që çuan në nisjen e procedimit penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidenciale për fëmijë. Ajo dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pas publikimit në një portal të disa pamjeve filmike