Një denoncim i rëndë ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, duke nxjerrë në pah një tjetër plagë të madhe mjedisore. Një lagunë e njohur, e cila përfaqëson një pasuri të rrallë natyrore dhe një burim të pazëvendësueshëm për biodiversitetin, po shkon drejt shkatërrimit të plotë.
Nga pamjet e siguruara duket qartë se sipërfaqe të mëdha të saj janë tharë dhe toka është çarë si në shkretëtirë. Ky fenomen kërcënon të shkatërrojë habitatin e faunës dhe florës, por edhe të prishë ekuilibrin ekologjik të gjithë zonës përreth.
Nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë me urgjencë, pasojat do të jenë të pakthyeshme. Shkatërrimi i një lagune nuk është vetëm humbje e natyrës, por edhe një goditje e rëndë për komunitetet që e rrethojnë dhe për vetë imazhin e vendit.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ! Shikojeni çfarë katastrofe mjedisore po ndodh në Lagunën e Karavastasë. Laguna po thahet për ujë.