“Vera s’iku me stuhinë”, meteorologia: Temperaturat e shtatorit deri 36 gradë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.09.2025, 17:55

Fillimi i shtatorit sjell një tjetër valë të nxehti në vend.

Pas motit të paqëndrueshëm të fundjavës dhe stuhisë që shkaktoi jo pak dëme, java e parë e shtatorit do të karakterizohet nga diell i fortë, rritje të temperaturave dhe vetëm reshje të pakta lokale, kryesisht në mesjavë.

Meteorologia Lajda Porja thotë se i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me temperatura që do të rriten ndjeshëm gjatë ditëve në vijim.

Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në zona si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike”, – tha Porja.

Sipas saj, temperaturat do të arrijnë kulmin në fundjavë, ku priten deri në 36°C, duke tejkaluar mesataren e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Ajo shtoi se, edhe pse temperaturat mbeten të larta, nuk priten stuhi apo reshje të mëdha, ndërsa era mund të bëhet disi shqetësuese në zonat veriore dhe lindore, sidomos të mërkurën dhe të enjten.

Nuk kanë përfunduar ditët e nxehta. Shtatori do të vijojë me mot të ngrohtë dhe të qëndrueshëm. Në pjesën e dytë të muajit dhe në fillim të tetorit mund të kemi ndonjë stuhi tropikale, por jo me intensitetin e verës”, – theksoi meteorologia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit