Çifti gjen portofolin, qytetari: Ma ktheni, u jap shpërbim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.09.2025, 18:43

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë sonë me një thirrje publike, pas humbjes së portofolit të tij në hyrje të një parkimi.

Në pamjet e dërguara nga denoncuesi shihet një çift me një karrocë fëmijësh, të cilët shikojnë portofolin e bardhë dhe afrohen për ta marrë me vete.

Sipas qytetarit, brenda portofolit ndodheshin 1 200 euro dhe dokumente personale. Ai apelon që personi që e ka marrë ta rikthejë me mirëkuptim, duke theksuar se është i gatshëm të ofrojë shpërblim për këtë gjest.

Për këtë arsye, denoncuesi ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 069 39 17 654, në mënyrë që portofoli t’i rikthehet sa më shpejt.

Mesazhi i plotë i qytetarit është si vijon:

Si jeni JOQ? Kam një rast për të denoncuar, tek hyrja e bluestar në Durrës më ka rënë portofoli me 1 200 euro. Kam foto dhe video që i ka marrë një çift kalimtar. Brenda portofolit ka pasur kartë identiteti dhe dokumenta. Jap shpërblim nëse i kthen për 24 orë, pa bërë denoncim në polici. Numri im është 069 39 37 654.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit