Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.09.2025, 17:41

Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një varr monumental, i cili mendohet se i përket periudhës romake, mes shekujve III-IV pas lindjes së Krishtit.

Varri është zbuluar në zonën e njohur si “Fusha e Gurrës” dhe sipas matjeve paraprake, ka përmasa deri në 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi. Ai përbëhet nga dy dhoma: një paradhomë dhe një dhomë funerale, ndërsa hyrja realizohet përmes një shkalle.

Sipas arkeologëve, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në trojet shqiptare, duke ofruar dëshmi dhe të dhëna të rëndësishme mbi prijësit e kohëve të lashta.

Në dhomën funerale raportohet se janë gjetur mbetje kockore, enë qelqi të formave dhe madhësive të ndryshme, një krehër prej kocke, thika të improvizuara dhe fragmente veshjesh tekstile, të cilat kanë arritur t’i rezistojnë procesit të dekompozimit. Të gjitha këto objekte do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme, me qëllim që të realizohet një interpretim më i plotë i këtij zbulimi të rëndësishëm historik.

Në muret e varrit janë identifikuar gjithashtu disa mbishkrime me rreshta, të cilat mendohet se përmbajnë emra. Deshifrimi i tyre pritet të hedhë dritë mbi përmbajtjen dhe mesazhin që ato përcjellin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit