Një denoncim i pazakontë, por tejet shqetësues, ka mbërritur pranë redaksisë sonë lidhur me Zyrën Vendore Arsimore të Shkodrës. Një qytetar që kërkonte të aplikonte për një vend pune si mësues në qytet, është përballur me një skandal të vërtetë sapo ka hapur faqen zyrtare të institucionit.
Në vend që të gjente shpallje për vende të lira pune, ai ka parë një mesazh banal e të pahijshëm të publikuar në faqen zyrtare: “M’HANI K***N”. Denoncuesi, i shokuar nga ajo që pa, u shpreh se nuk mund të besohej sesi një institucion që duhet të përfaqësojë arsimin, seriozitetin dhe të ardhmen e brezit të ri, është shndërruar në një skenë talljeje ndaj qytetarëve.
“Hyj për të parë ndonjë vend pune për mësues në Shkodër dhe më del kjo fyerje. Është e turpshme, një degradim total i arsimit”, – u shpreh ai përmes mesazhit të tij.
Ky rast i paprecedent ka ngjallur indinjatë tek qytetarët e Shkodrës, të cilët shohin në këtë situatë jo thjesht një incident të rastësishëm, por një tregues të qartë të rrënimit të institucioneve arsimore. Në vend që të ofrohet transparencë, mundësi punësimi dhe seriozitet, qytetarët përballen me banalitete të tilla.
Ky skandal ngre pyetje të forta mbi administrimin e institucioneve publike dhe mbi mënyrën se si trajtohen qytetarët që kërkojnë një të ardhme në profesionin më fisnik, atë të mësuesit.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje! Hyjmë të shohim për ndonjë vend pune në Shkodër, për mësues.
Si mund të tallen kështu me qytetarët e Shkodrës?
Kushdo që kërkon punë si mësues në Shkodër, te adresa zyrtare del vetëm ky postim i turpshëm: “M’HANI K*RIN”.
Unë hyra për të parë vendet e lira të punës në Shkodër. Klikova te faqja zyrtare e ZVA Shkodër dhe ja çfarë shfaqet. E turpshme si tallen me ne në Shkodër.
Zyra e Arsimit, degradim total me këtë që po shihni edhe ju.
Ky është degradimi i arsimit në Shkodër!