Denoncon ushtaraku: Këpucët i blejmë vetë në Temu, Pirro ‘investon’ në Monako

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.09.2025, 15:46

Një ushtarak nga Tirana ka denoncuar në redaksinë tonë kushtet e rënda në të cilat po punojnë efektivët e Forcave të Armatosura, sidomos gjatë sezonit të verës, ku janë angazhuar për të shuar zjarre në të gjithë vendin. Sipas tij, mungesa e pajisjeve bazë, mosdhënia e bonuseve dhe trajtimi selektiv i ushtarakëve kanë sjellë lodhje, pakënaqësi dhe largime masive nga strukturat.

Në mesazhin e tij, ai shprehet se gjatë gjithë ditës punojnë në vapë ekstreme për të shuar zjarre, pa u pajisur as me uniformat minimale të domosdoshme për këtë shërbim. Ai pohon se vetë ka blerë nga platforma Temu një palë kambale, ndërsa thotë se këtë e bëjnë të gjithë kolegët e tij pasi nuk ofrohen nga shteti.

Ushtaraku thekson se qëndrojnë në gatishmëri për orë të tëra, por vendet më të mira në FA përfitohen vetëm nga ata që kanë miq ose njohje. Të tjerët, që përpiqen të ecin përpara me punë, lihen pas dore dhe trajtohen keq, duke u ngarkuar me stërvitje të rënda që në orët e para të mëngjesit.

Në denoncim ai shkon më tej duke akuzuar drejtues të lartë të Forcave të Armatosura se rrinë gjithë ditën me shishe rakie në dorë, ndërsa ushtarët djegin veten nën diell. Në fund ai akuzon edhe ministrin Pirro Vengu se shpërdoron fondet publike dhe i "investon" ato në kazinotë në Monakos.

Duhet thënë se kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë që nxjerrin në pah pakënaqësinë e thellë që vlon brenda radhëve të Forcave të Armatosura, një thirrje për t’u dëgjuar në një sistem që, sipas denoncuesve, po mbyll sytë përballë abuzimeve, padrejtësive dhe mungesës së transparencës në zinxhirin komandues.

Denoncimi i ushtarakut:

Ckemi dua te shtoni edhe dicka po rrime gjithe diten ne mes te diellit tu fik zjarre edhe nuk kemi rroba. Kambalet duke i blere vete tek Temu, rrobat po ashtu, bonuset nuk po na i japin. Na mbajne edhe ne gadishmeri. Po largohen te gjithe nga bataljoni, komando edhe i gjithe faji eshte i regjimentit sepse nuk ka rregull. Kush ka dike me pozite fiton vend te mire kurse te tjert qe i kane edhe nuk i perdorin se duan te bejn dicka vete me ata tallen. I lejn te bojn zvarritje pike te mgjesit ne 5 e 30 sa hap syte tu na bo zbor. Ju lutem hidheni dhe kete postim se jemi lodhur nga komdante e gjenerale qe e kane mendjen te pine alkol e te tallen me ne.

Koloneli, komando e gjenerali me shishe rakie rrine gjithe diten.

Ja keto kambalet i kam blere tek Temu, të gjithe i blejne aty por nuk kam faturen. Ju lutem hidhe se nuk po na shtyhet mo prej ktyre edhe fajin e ka Pirro Vengu, ai plehre qe merr fonde e loz bixhoz ne Monako

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit