Gezim Troka, një emër i njohur në krimin shqiptar, ka qëndruar i lirë në Mbretërinë e Bashkuar për gati katër vjet, pas dënimit të tij në vitin 2008 për shfrytëzim prostitucioni. Edhe pse ishte subjekt i një urdhri ndërkombëtar arresti dhe ishte i kërkuar për ekstradim në Shqipëri, ai hyri në Britani me një pasaportë të falsifikuar dhe nuk ra në duar të autoriteteve deri në vitin 2018. Pas disa viteve paraburgimi dhe një përpjekjeje të dështuara për të apeluar ekstradimin, Troka u lirua pa kushte nga Gjykata e Magjistraturës së Westminster-it në gusht të vitit 2024.
Troka nisi aktivitetin e tij kriminal në fund të viteve ’90, kur ai dhe partnerja e tij u detyruan të kalonin ilegalisht në Greqi dhe më pas në Itali, ku ai e shfrytëzoi atë për prostitucion. Në vitin 1995, pas arrestimit në Itali për shfrytëzim të prostitucionit, ai u dënua për katër muaj burg, por vazhdoi të abuzonte me partneren e tij deri në vitin 2000. Ndërkohë, autoritetet shqiptare lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij, pasi ai ishte bërë një figurë kyçe në rrjetet e prostitucionit të organizuar që përfshinin Shqipërinë, Greqinë, dhe Italinë.
Pas dështimit të apelit të tij në Gjykatën e Lartë në vitin 2021, që shpalli ekstradimin si të papranueshëm, Troka arriti të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse autoritetet shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së kërkesës për ekstradim, ekspertët e sigurisë janë të shqetësuar për praninë e tij të vazhdueshme në Britani. Robert Bates, drejtor i Qendrës për Kontrollin e Migracionit, tha se ky rast tregon dobësinë e kufijve britanikë dhe se Troka, i përfshirë në krime të rënda, është një kërcënim për sigurinë publike./dailymail