Kolegët vjedhin dhe fundosin mobilerinë ku punojnë, dëmi 16 mln lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.09.2025, 14:40

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për vjedhje në mobilierinë ku punonin.

35-vjeçari Florenc Begu dhe 31-vjeçari Sevastian Maci, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar.

Nga hetimet është zbuluar se dy punëtorët i kanë shkaktuar mobilerisë një dëm të madh me vlerë rreth 16 milionë lekë.

Dy bashkëpunëtorët e tjerë janë vënë nën hetim, ndërsa Begu dhe Maci rezultojnë të jenë përkatësisht magazinier dhe përgjegjës në mobilieri janë arrestuar.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vodhën në mobilierinë ku punonin, materiale pune, prodhuan mobilie dhe i shitën pa i deklaruar, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e adiministratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Wrong Calculation”. Si rezultat i operacionit:

-u ndaluan shtetasit S. M., 31 vjeç, dhe F. B., 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri; -nisi procedimi penal për shtetasit K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar. Ata i kanë shkaktuar kompanisë, 16 milionë lekë të rinjë dëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme",

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit