Pas publikimit në JOQ, kolumbiania bashkohet me familjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.09.2025, 14:14

Më 24 korrik, JOQ Albania në bashkëpunim me TVA News publikoi historinë tronditëse të një vajze kolumbiane, e trafikuar për prostitucion në Elbasan. Pasi u arrestua nga policia dhe iu konfiskuan sendet personale, vajza u gjend përballë një abuzimi edhe më të madh, prokurori i çështjes, në vend që t’i kthente sendet pas lirimit, i kërkoi të vazhdonte të punonte për të. E vendosur t’i japë fund këtij ferri, vajza refuzoi dhe shprehu vetëm një dëshirë të kthehej në vendin e saj për t’u ribashkuar me familjen.

E gjendur mes dhunës së heshtur të pushtetarëve dhe mungesës së rrugëdaljes, ajo vendosi t’i drejtohej JOQ Albania. Përmes një videomesazhi, , vajza denoncoi publikisht rastin. Reagimi ishte i menjëhershëm: qytetarët dhe komuniteti u angazhuan, ndërsa një ditë pas publikimit, Sidorela anëtare e një shoqate që ndihmon falas persona të margjinalizuar kontaktoi redaksinë dhe mori përsipër të siguronte kthimin e saj në Kolumbi.

Falë këtij bashkëpunimi dhe solidaritetit qytetar, vetëm një muaj më vonë, vajza ka mundur të kthehet në vendlindje dhe të rifillojë jetën pranë familjes së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit