Një qytetar ka apeluar për ndihmë përmes JOQ, pas humbjes së motorrit të tij në Tiranës. Ngjarja ka ndodhur më 30 gusht 2025, kur motori ishte parkuar pranë Unazës së Madhe, në rrugën kryesore drejt Paskuqanit.
Sipas denoncimit, qytetari kishte lënë motorin për shkak të punës në Rinas dhe, kur u kthye në mbrëmje, nuk e gjeti më në vendin ku e kishte lënë. Ai shprehet se deri tani nuk ka marrë asnjë informacion nga policia dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur motorin e tij XADV, ngjyrë e bardhë me të zezë, me targë BP355. Qytetari gjithashtu ofron shpërblim për informacion të vlefshëm.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
"Pershendetje JOQ, kam nevoje per ndihmen tuaj pasi me policine nuk po e zgjidh dot dhe spo mar asnje prgj. Para 2 ditesh me date 30/8/2025 sapo filloi fortuna nga dreka rreth ores 12:30 isha me motorr dhe e lash buze rrugez tek unaza madhe ne rrugen kryesore pa dal ne paskuqan pasi po ikja per ne pune ne rinas.
Pasi u ktheva ne darke per te mare motorrin mbas pune nuk ishte me ne vendin ku e parkova.
Te lutem kam nevoj per ju pasi shpresoj se dikush mund te na thote se ku ndodhet.
Nga policia nuk kam asnje informacion deri tani.
XADV e bardh me te zeze Targa BP355
Ofroj dhe shperblim per dike qe jep informacion ju lutem nga qytetaret."
