“SI SOT/ Enertila, nusja e Facebook-ut që rropi Bajrushin e Postës në Manzë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.09.2025, 08:30

Enertila një 29-vjeçare nga Manza vendosi t’u tregojë të gjithëve se dashuria online nuk është thjesht "like" dhe emoji zemrash, është një art i vërtetë i zhvatjes me stil. Enertila Beqja, superfemra e Facebook-ut me 7 profile falso, e ktheu mashtrimin në një sport kombëtar, duke e bërë Bajrush Ahmetin asokohe drejtor i Postës në Manëz të Durrësit, viktimë të kurthit të saj.

Hasjani i verbuar nga dashuria për Enertilën ndonëse njohja ishte virtuale, i dhuroi të resë dhurata të ndryshme me vlerë që kapnin shifrën e plot 53 milionë lekëve. Nga dëshira e madhe për të patur një nuse, Bajrush Ahmeti i plotësoi gruas virtuale çdo dëshirë, duke i blerë dyshek “Dormeo”, tre qen, papagall dhe pistë vrapimi.

Ai i mobiloi Enertilës gjithë shtëpinë me mobilie dhe pajisje, përfshirë televizorë, frigoriferë dhe telefona. Në kulmin e verbërisë, i dhuroi edhe unaza dhe orë flori me vlerë 2 milionë lekë. Dhe në këtë rast drejtësia shqiptare bëri atë që di të bëjë më mirë, e liroi nga burgu mashtruesen e pazakontë me 7 adresa facebook-u që mashtroi Bajrushin e Postës.

Mësimi? Nëse do të dashurosh online në Shqipëri, sigurohu që të mos jesh Bajrush, sepse ka Enertila që të zhvatin xhepat dhe në fund të lënë thatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit