Polici dhe zjarrfikësi shpëtojnë zonjën nga flakët në pallatit e braktisur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.09.2025, 14:20

Ky është momenti kur një zjarrfikës dhe një punonjës policie, bëhen heronj të një zonje në qytetin e Durrësit, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë pallatin ku ajo jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6, pranë shkollës “Eftali Koçi”. Godina e dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019 është lënë në harresë nga institucionet lokale, e megjithatë prej vitesh banorët jetojnë aty mes rrezikut të përhershëm të shembjes.

Së fundmi, një zjarr shpërtheu brenda pallatit i cili nga pamjet duket i braktisur, me mure të çara, tulla e suva të rrëzuara në korridore dhe kushte të mjerueshme higjienike. Banorët njoftuan menjëherë zjarrfikësen dhe policinë, të cilët mbërritën për të shpëtuar njerëzit dhe për të shuar flakët.

Punonjësi që shihni në pamje tregoi një kurajë të jashtëzakonshme, duke hyrë mes flakëve për të nxjerrë zonjën që ndodhej në rrezik. Ka ende njerëz të mirë në këtë botë. Zoti ia shpërbleftë këtij polici dhe të gjithë djemve që sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët,” shkruan një qytetar.

Ngjarja vendos në pikëpyetje angazhimin e Bashkisë së Durrësit, e cila ende nuk ka marrë masa për evakuimin e banorëve nga kjo ndërtesë e amortizuar që mund të kthehet në tragjedi nga çasti në çast.

Tek Lagjia nr. 6 pranë shkollës Eftali Koçi. Pallati që kam banuar dikur sot është i lënë në harresë totale nga pushteti vendor, për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti. Nga jashtë dukeshin flakët. Banorët njoftuan zjarrfikësen dhe policinë. Punonjësi që shihni në pamje pati një kurajo të jashtëzakonshme dhe ndërhyri i pari për të nxjerrë atë zonjën nga flakët. Ka akoma rob të mirë në këtë botë. Zoti ia shpërbleftë këtij polici dhe të gjithë çunave që sakrifikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. Ju lutem publikojeni,” shkruan qytetari në mesazhin e tij të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit