“Na shpëtoi vajzën nga mbytja”/ Familja nga Maqedonia e Veriut falenderon shqiptarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.09.2025, 13:04

Një çift nga Maqedonia e Veriut, Igor dhe Ilda Goskojevski, kanë dërguar një mesazh falënderimi përmes redaksisë sonë për një të ri shqiptar, i cili dy javë më parë i shpëtoi jetën vajzës së tyre në zonën mes Korçës dhe Pogradecit.

Sipas tyre, vajza rrezikoi të mbytej me karamele, por ndërhyrja e menjëhershme dhe vendimtare e të riut, që mendohet të jetë një guidë turistike, i shpëtoi jetën.

“Ky djalë i shpëtoi jetën vajzës sonë. Vetëm falënderojeni nga ana jonë. Nuk arritëm dot ta gjenim më pas, por sot e pamë sërish në Korçë dhe bëmë një foto me të,” – shkruan Igor, i cili punon si shofer kamioni dhe nuk kishte mundësi ta kontaktonte personalisht.

Ata thonë se përmes këtij mesazhi, i riu do kuptojë se sa mirënjohës janë ndaj tij dhe veprimit heroik që bëri.

Mesazhi i turistëve:

Ky djalë i shpëtoi vajzës sime nga mbytja me karamele para dy javësh. Më falni, anglishtja ime nuk është shumë e mirë. Mora këtë numër nga faqja juaj. Ju lutem, falënderojeni në emrin tonë – nga Igor dhe Ilda Goskojevski, Maqedonia e Veriut. Faleminderit dhe ju uroj një ditë të mbarë. Unë jam në punë, ndaj vetëm thoni faleminderit për ne, sepse nuk arrita ta gjeja dot numrin e tij. Faleminderit për kontaktin, dhe përmes jush ai do të mësojë sa shumë jemi mirënjohës. Para dy javësh ndodhi mes Korçës dhe Pogradecit. Djali i shpëtoi vajzës sime nga mbytja. Mendojmë se ishte një guidë turistike. Sot e pamë sërish në Korçë dhe bëmë një foto me të.

Vetëm falënderojeni. Kaq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit