Sherri masiv në Korçë me 2 të plagosur/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, arrestohen 10 persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2025, 12:29

Një konflikt i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen nr.1 të qytetit të Korçës ka përfunduar me plagosjen e dy personave dhe arrestimin e 10 shtetasve të përfshirë në ngjarje. Një tjetër person është shpallur në kërkim.

Pas njoftimit për konfliktin me përdorim të mjeteve të forta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndërhynë shpejt për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe arrestuan 10 persona të përfshirë në sherr, ndërsa një tjetër, E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, është shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë Dritan Pino, 54 vjeç, Petrika Ropi, 28 vjeç, Ilir Shukulli, 51 vjeç, Rafail Kocaqi, 21 vjeç, Salvi Asllan, 21 vjeç, Mihal Zhidro, 31 vjeç, Serxhio Mema, 25 vjeç, Gersi Dervishi, 37 vjeç, Sotiraq Shkurti, 31 vjeç, Kristi Lamçe, 29 vjeç.

Dritan Pino akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë", "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para policisë", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Të tjerët akuzohen për "Plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje", "Shkatërrim prone", "Deklarim të rremë" dhe "Prishje të qetësisë publike".

Në përfundim të hetimeve, materiali iu referua Prokurorisë së Korçës. Gjithashtu, është proceduar penalisht pronari i lokalit, shtetasi R. I., 45 vjeç, për “Punësim të paligjshëm”, pasi në lokal u konstatuan punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit