Sipas dokumenteve zyrtare të analizuara nga JOQ, një prej kompanive më të aktive në përfitimin e parave publike gjatë drejtimit të Skerdi Drenovës si drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit është “EMC Group” sh.p.k., e biznesmenit Maksim Azizaj. Ky i fundit ekspert i vjedhjes në këtë fushë edhe për oligarkë të tjerë si punonjës i Shpëtim Cingës, apo Agim Kolës.
Azizaj konsiderohet si ortaku i fshehur i Drenovës në këtë kompani, "puppet" në letra i Drenovës për të përfituar fondet publike. Brenda një periudhe të shkurtër, Azizaj ka fituar rreth 14 tendera me vlerë rreth 4.67 Miliard Lekësh, pa konkurrencë, nga vlera totale e fondit limit prej 4.86 Miliard Lekësh.
Mekanizmi i përsëritur i tenderave pa konkurrencë, favorizimi i së njëjtës kompani dhe diferenca e vogël mes ofertës fituese dhe fondit limit ngre dyshime për hetime të forta se tenderat janë përdorur si instrument për pastrim parash dhe krijim kanalesh rryshfeti.
Pse Skerdi Drenova nuk është hetuar për korrupsion dhe abuzime me tenderat publikë gjatë pesë viteve të ushtrimit të detyrës si administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST)?
“EMC GROUP” sh.p.k. me disa nga kontratat e fituara me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) përbëjnë indicie të qarta abuzimi me fondet publike:
1.REF-34798-12-27-2024; Objekt i Kontratës: Shërbim–Mirëmbajtje e softuerit për tarime, koordinim dhe selektivitet të mbrojtjes rele, si edhe analizë të flukseve të fuqisë për rrjetin e transmetimit. Fond limit: 25.348.000 lekë;
Vlera fituese: 22.916.000 lekë.
2.REF-23926-10-10-2024; Objekt i Kontratës: Punime për vendosjen e fazës rezervë të AT-1, 3×110 MVA, 410/220 kV, N/St. Elbasan-2, në vend të fazës së dëmtuar të AT-3×115 MVA, 410/230 kV, në N/St. Koman. Fond limit: 16.126.000 lekë;
Vlera fituese: 15.800.000 lekë.
3.REF-21300-09-24-2024; Objekt i Kontratës: Ndërtimi i dy trakteve të reja të linjës 220 kV në N/St. Fier dhe Babicë. Fond limit: 134.931.998 lekë;
Vlera fituese: 131.831.100 lekë.
4.REF-98175-03-12-2024; Objekt i Kontratës: Rikonstruksion i shtyllave metalike të linjave 220 kV. Fond limit: 99.286.798 lekë;
Vlera fituese: 96.230.266 lekë.
5.REF-81644-09-28-2023; Objekt i Kontratës: Upgrade hardware–software i sistemit të kontrollit/monitorimit të N/St. 220 kV Tirana 1.Fond limit: 36.900.000 lekë;
Vlera fituese: 36.348.200 lekë.
6.REF-72124-06-09-2023; Objekt i Kontratës:Riparimi i linjës kabllore 110 kV N/St. Kombinat – N/St. Selitë. Fond limit: 4.337.491 lekë;
Vlera fituese: 4.281.704 lekë.
7.REF-16731-12-30-2021; Objekt i Kontratës: Transporti i trupit të Autotransformatorit 100 MVA nga N/St. Rrashbull në N/St. Sharrë. Fond limit: 1.550.000 lekë;
Vlera fituese: 1.520.000 lekë.
8.REF-16855-12-31-2021; Objekt i Kontratës: Pjesë këmbimi dhe rezervë për pajisjet SDH/MPLS-TP. Fond limit: 9.400.000 lekë;
Vlera fituese: 9.236.000 lekë.
9.REF-46776-12-24-2019; Objekt i Kontratës: Përfundim i linjës kabllore 110 kV Tirana–Selitë dhe lidhja me N/St. 110/20 kV Kombinat. Fond limit: 60.220.220 lekë;
Vlera fituese: 55.992.232 lekë.
10.REF-61443-06-16-2020; Objekt i Kontratës:Vlerësim i specializuar i dëmtimit në TR-3 220/20 kV 63 MVA. Fond limit: 773.833 lekë;
Vlera fituese: 752.000 lekë.
11.REF-53572-03-10-2020; Objekt i Kontratës: Zgjerimi i monitorimit në Qendrën Emergjente të Kontrollit me N/St. 110 kV të rehabilituara dhe komandimi i tyre nga NDC. Fond limit: 24.780.000 lekë;
Vlera fituese: 23.942.300 lekë.
12.REF-73275-09-28-2020; Objekt i Kontratës Spostim i linjës ajrore 220 kV dopjo qark Tirana 2 – Elbasan 2.Fond limit: 28.090.090 lekë;
Vlera fituese: 27.830.459 lekë.
13.REF-44493-11-21-2019; Objekt i Kontratës: Blerje modulesh shtesë për softin ODMS dhe shërbim mirëmbajtje/suport 3-vjeçar. Fond limit: 34.327.000 lekë;
Vlera fituese: 33.862.600 lekë.