Jasharaj: Uroj që të vijë një ministër që i kupton gjërat, e jo si Nagavci, 80 euro s’mjaftojnë për libra!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.09.2025, 11:59

Sot në Kosovë ka nisur viti i ri akademik 2025-2026.

Me këtë rast, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e shpërndarjes së mjeteve për tekstet shkollore dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“T’ju them të vërtetën, kjo mënyrë e keqe e shpërndarjes së mjeteve është shqetësuese. Për fat të keq, MAShT ka vazhduar të bëjë të njëjtin gabim, dhe kjo është hera e tretë që ndodh. Ne kemi frikë se kjo situatë do të përsëritet sërish dhe do të shkaktojë vonesa në procedura.”, ka thënë ai në një prononcim.

Sipas tij, procesi i subvencionimit është kompleks dhe kërkon më shumë kujdes institucional. Jasharaj konsideron se mungesa e barazisë në furnizimin me tekste cenon fillimin e drejtë të vitit shkollor:

Jashari shpreh edhe zhgënjimin me udhëheqjen aktuale të Ministrisë së Arsimit.

“Urojmë që të vijë një ministër që i kupton realisht këto gjëra, dhe jo më si zonja Nagavci. Tash hera e tretë që e bën gabimin e njejtë me subvencionimin e teksteve shkollore”, ka thënë Jashari.

Tutje, i pari i SBASHK-ut paralajmëron për sfida serioze që do të prekin si mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit.

“Mësimdhënësit do të jenë në një situatë sfiduese që nga dita e parë, sepse nuk do të kenë të gjithë tekstet. Nëse fillohet kështu mësimi, ata që nuk kanë tekste do të dëmtohen, do të thotë nxënësit që financiarisht familjet e tyre nuk qëndrojnë mirë e që nuk kanë pas mundësi t’i blejnë librat. Do të krijohet një ndarje mes nxënësve, çka është e papranueshme.”, theksoi ai.

Në fund, ai përmend vështirësitë ekonomike të prindërve dhe mosrealizueshmërinë e subvencionit prej 80 eurosh.

“Znj. Nagavci nuk besoj se ka blerë vetë ndonjëherë tekste shkollore, ndaj nuk e di realisht sa kushtojnë.Është e qartë se 80 euro nuk janë të mjaftueshme, sepse çmimet e teksteve shkollore janë rritur ndjeshëm. Për çdo lëndë ka nga 2-3 tekste, dhe nuk është e mundur që të gjitha të sigurohen me vetëm 80 euro. Pastaj janë edhe fletoret e punës dhe materialet shtesë, të cilat rëndojnë edhe më shumë në buxhetin e prindërve. Ata përpiqen, por më pas me të drejtë reagojnë.”, shtoi tutje ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit