Banorët e pallatit nr. 66: Kulla e kishës Ortodokse po rrezikon pronën tonë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2025, 12:00

Banorët e pallatit nr. 66 në rrugën “Besim Imami” në Tiranë kanë kontaktuar me redaksinë për të denoncuar nisjen e punimeve për ndërtimin e një objekti poli funksional me 10 kate në territorin e Kishës Ortodokse, pranë pallatit të tyre. Ata denoncojnë mungesën totale të transparencës nga ana e autoriteteve sa i përket dokumentacionit ligjor, lejeve të ndërtimit dhe funksioneve të projektit.

Sipas banorëve, në këtë proces po shkelet edhe prona e tyre ligjore, pasi po tentojnë të prishin murin e pallatit, i cili nuk ndodhet në pronë të kishës dhe kufiri i saktë i pronës është i përcaktuar në lejen e mëparshme të pallatit.

“Përshëndetje JOQ! Unë që po të shkruaj jam banore e pallatit nr. 66 në rrugën “Besim Imami”, Tiranë. Ne, po përballemi me një situatë tepër të rëndë ku po shkelet çdo e drejtë ligjore nga ana e shtetit. Pranë pallatit tonë kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti poli funksional me lartësi 10 kate në territorin e Kishës Ortodokse, pa asnjë transparencë mbi dokumentacionin ligjor, lejen e ndërtimit, projektin, apo funksionet që do të përdoren. Gjithashtu po bëhet çdo tentativë nga ana e tyre për prishjen e murit të pallatit tonë, i cili është pjesë e objektit ekzistues dhe pronë e ligjshme e banorëve te pallatit. Muri është jashtë pronës së kishës dhe këtë fakt e vërteton leja e vjetër ku tregon kufirin e pronës. Prej gati një muaj kemi depozituar ankesë zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtorisë Rajonale të Planifikimit të Territorit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri më sot” shprehen banorët.

Ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Bashkisë Tiranës, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, drejtorisë Rajonale të Planifikimit të Territorit për të ndaluar shkeljet dhe për të garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave të pronës.

Kujtojmë se leja e ndërtimit për objektin ndërtesë polifunksionale në shërbim të Kishës, 2, 5 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë në Tiranë u miratua në prill të vitit 2025, por sipas qytetarëve, banorë të kësaj zone, po ndikon negativisht në pallatin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit