Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një problem të përditshëm në zonën e Astirit, ku shumë makina parkojnë në trotuar, duke krijuar vështirësi të mëdha për këmbësorët. Sipas saj, situata është veçanërisht shqetësuese për nënat me karroca që detyrohen të zbresin në rrugë dhe të ecin mes makinave, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të fëmijëve.
“Përshëndetje JOQ! Kjo është situata e përditshme në Astir me makinat që parkojnë në trotuar, dhe më shumë më dhimbsen nënat me karroca me fëmijë që detyrohen të zbresin e të ecin në rrugë. Ju lutem, policia të marrë masa për këtë rast dhe që të mos përsëritet më. Faleminderit!” shkruan qytetarja.
Apeli i saj vjen në një kohë kur siguria në rrugë duhet të jetë prioritet për të gjithë qytetarët. Policia bashkiake duhet të ndërhyjë urgjentisht për të garantuar siguri për këmbësorët, sidomos për nënat me karrocë, invalidët dhe të moshuarit.