Ura në Kraps rrezikon shembjen, banorët kërkojnë zgjidhje nga Bashkia Fier

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2025, 10:31

Në fshatin Kraps, në qytetin e Fierit, banorët përballen prej vitesh me një problem serioz infrastrukture. Një urë e ndërtuar nga vetë banorët, pasi bashkia nuk ka ndërhyrë kurrë, është në gjendje të rënduar dhe rrezikon të shembet. Për më tepër, mungesa e koshave për mbeturina bën që plehrat të hidhen në rrugë ose direkt në lumin pranë, duke rrezikuar jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e banorëve. Ura është e vetmja lidhje për banorët dhe shumë shpejt mund të mos jetë e kalueshme, duke i izoluar ata nga qendra e fshatit.

"Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja një rast në fshatin Kraps, në qytetin e Fierit, lidhur me një rrugë për të cilën bashkia nuk ka vënë dorë prej vitesh. Kjo urë ekziston prej shumë kohësh dhe është ndërtuar vetë nga banorët e fshatit, pasi bashkia nuk është kujdesur për të gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk ka asnjë kosh mbeturinash, dhe e vetmja mundësi për banorët është që të hedhin plehrat në rrugë ose në lumë. Rruga është në gjendje shumë të keqe dhe shumë shpejt mund të mos ekzistojë më, ndërsa banorët nuk kanë rrugë tjetër për të kaluar dhe për të shkuar në shtëpi. Shpresoj ta postoni si një rast urgjent për ndërhyrje", shkruan një banor për JOQ.

Banorët i bëjnë thirrje urgjente Bashkisë Fier me kryetar Armando Subashi dhe institucioneve përgjegjëse për infrastrukturën që të ndërhyjnë menjëherë për riparimin e urës dhe vendosjen e koshave për mbeturinat. Ata kërkojnë që kjo çështje të marrë vëmendjen e duhur dhe të mos lihet në harresë, pasi situata po përkeqësohet dhe jeta e tyre po varet nga zgjidhja e këtij problemi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit