Punëtori humbi jetën, por kantieri i vdekjes së Mustaf Dedës vijon punën pa asnjë masë sigurie

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.09.2025, 09:00

Më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan u regjistrua një aksident në punë që la pas një viktimë, 58-vjeccarin Petrit Alkollari. I ndjeri pas plagosjes qëndroi disa ditë nën kujdesin e mjekëve por nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Punëtori i ndërtimit qëndroi për 12 ditë në koma, ndërsa frakturat e rënda në kokë si pasojë e rënie nga kantieri i mori jetën.

Punëtori i ndjerë, Petrit AlkollariPunëtori i ndjerë, Petrit Alkollari

Punëtori i ndjerë, Petrit Alkollari

E siç dihet, në vendin tonë siguria në punë është zero, pa asnjë kontroll nga instancat përkatëse. I ndjeri po punonte për kompaninë Sidrit & Xheni Sh.p.k me pronar Mustaf Deda. Inxhinieri i ndërtimit në godinën që po ndërtohet në Paskuqan, 56-vjeçari Agim Spahiu, u arrestua pas ngjarjes, por ndonëse një jetë u shua, kompania e Mustaf Dedës nuk mori asnjë masë për punëtorët e tjerë.

Mustaf Deda, pronar i Sidrit & Xheni shpkMustaf Deda, pronar i Sidrit & Xheni shpk

Mustaf Deda, pronar i Sidrit & Xheni shpk

Një qytetar ka dërguar pamje në redaksi, teksa tregon se ndonëse në këtë kantier u regjistrua një tragjedi Sidrit & Xheni Sh.p.k me pronar Mustaf Deda nuk ka marrë asnjë masë shtesë për të siguruar jetën e punonjësve të tjerë që po punojnë për ndërtimin e godinës 1-9 kate me 2 kate parkim nëntokë në Paskuqan.

Pavarësisht rasteve të shumta të aksidenteve në punë, kontrollet mbeten të pakta dhe shpesh formale. Shteti dhe institucionet përkatëse nuk po arrijnë të ushtrojnë rolin e tyre mbikëqyrës dhe ndëshkues ndaj shkeljeve flagrante. Ndërkohë, qytetarët dhe punëtorët janë ata që paguajnë çmimin më të lartë për këtë neglizhencë të vazhdueshme.

"Dua të denoncoj këtë rast në objektin në Paskuqan, ku, edhe pas vdekjes së një punëtori, punimet vazhdojnë pa asnjë masë sigurie dhe pa asnjë mbrojtje në skela. Punimet vazhdojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Po vdesin njerëz çdo ditë! Punimet vijojnë ende pa asnjë standard sigurie. Shtet i korruptuar dhe i degjeneruar, ku jeta e punëtorëve nuk ka asnjë vlerë!", shkruan qytetari për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit