Këto pamje vijnë nga lumi i Tiranës, në fillim të rrugës së Arbrit. Një qytetar ka dërguar fotot në redaksi, teksa denoncon shkarkimet e inerteve të kamionëve në këtë lumë. Kjo po shkatërron jo vetëm cilësinë e jetës banorëve, por edhe natyrën. Kamionët që zbrazin rregullisht materialet në lumë kanë bërë një krim mjedisor në këtë zonë, e kjo nën hundën e instancave përkatëse.

“Përshëndetje! Si jeni? Këto pamje janë për të ardhur keq. Ndodhet tek fillimi i rrugës së Arbrit nga krahu i Tiranës. Shteti fle gjumë, kamionët nuk pushojnë ditë e natë duke hedhur inerte në lumin e Tiranës. Ky është krim natyrore, duhet ndërhyrje”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Në këtë situatë kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, teksa IKMT, bashkia Tiranë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, flenë, lumi po mbushet me inerte dhe banorët e natyra po rrezikohen si pasojë e mbeturinave që kanë pushtuar lumin e Tiranës. Kamionët e firmave ndërtuese duhet të ndalin këtë krim mjedisor që rrezikon lumin e Tiranës, natyrën dhe krijon papastërti për banorët.