Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Pazarit të Vjetër në Korçë, ku një sherr mes dy grupe personash ka degjeneruar në përdorimin e thikave.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre ka marrë plagë në bark.
Konflikti, i cili dyshohet se ka nisur për motive banale, ka ndodhur në një lokal pranë parkut të qytetit. Pas ndërhyrjes së policisë, janë arrestuar tre persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të dyshuar si autorë: Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij konflikti.