Lindur e rritur në Itali, motër e vëlla krenarë që janë shqiptarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.09.2025, 00:09

Një video e veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton në Itali. Në pamje shihet teksa ai pyet fëmijët e tij të vegjël, vëlla e motër, nëse ata janë shqiptarë apo italianë, dhe ata përgjigjen me krenari se janë shqiptarë, duke puthur flamurin kuqezi që kanë në shtëpi.

Edhe pse të lindur dhe rritur në Itali, fëmijët ruajnë gjuhën shqipe dhe krenarinë për origjinën e tyre, falë përkushtimit të prindërve. Babai i tyre shprehet se ndjen dhimbje që u detyrua të emigronte shumë vite më parë, duke fajësuar politikanët që sipas tij e shkatërruan vendin dhe detyruan qindra mijëra shqiptarë të largohen.

Ai shton se pavarësisht emigrimit, do të vazhdojë t’u trashëgojë gjuhën dhe dashurinë për Shqipërinë fëmijëve të tij, ndërsa tregon mallin e madh që ndjen për familjarët dhe të afërmit e mbetur në atdhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit