Dhjetëra qytetarë kanë raportuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania për radhë kilometrike trafiku në Elbasan.
Siç shihet nga pamjet e filmuara me dron nga Bradasheshi nga një qytetar, kolonat e automjeteve shtrihen deri në unazën e Elbasanit dhe deri në Cërrik.
Sipas qytetarëve, ky është një nga rekordet më të mëdha të trafikut të regjistruar në këtë zonë, ndërsa shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në rrugë për orë të tëra.