Aksident në Lezhë/ Makina përfundon e përmbysur në parcelë, tre të plagosurit nisen drejt Traumës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.08.2025, 22:01

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit, në Lezhë.

Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas policisë, njëri prej mjeteve drejtohej nga shtetasi R.D., ndërsa makina tjetër e përfshirë në aksident drejtohej nga shtetasi F.P.

Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Siç shihet dhe në foto, nga përplasja mes dy automjeteve, një prej tyre ka përfunduar i përmbysur në një parcelë pranë rrugës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit