I riu bllokon rrugën dhe s’lejon të kalojnë makinat, përplaset me qytetarët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.08.2025, 22:31

Një ngjarje shqetësuese është raportuar mbrëmjen e sotme nga qytetarët në digën e liqenit të Paskuqanit, ku një i ri ka shkaktuar kaos duke qëndruar në mes të rrugës dhe duke mos lejuar makinat të kalojnë.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, i riu shfaqet duke folur në telefon dhe duke mos i hapur rrugën automjeteve, madje edhe duke u përplasur verbalisht dhe fizikisht me shoferët dhe kalimtarët që tentuan ta qetësonin. Sipas dëshmitarëve, ai dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit.

Për disa minuta ai bllokoi njërin krah të rrugës dhe më pas tjetrin, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin. Shoferët e thërrisnin të largohej, por ai bënte sikur fliste në telefon dhe ofendonte.

Pas shumë tentativash të dështuara nga qytetarët për ta larguar, në vendngjarje mbërriti një makinë e zezë. Një person doli prej saj dhe arriti ta bindte të hynte në makinë, por nuk dihet nëse ishte mik apo i afërm i tij.

Qytetarët shprehen se kjo zonë është kthyer në një problem serioz për shkak të grupeve të të rinjve që mblidhen aty çdo natë, konsumojnë lëndë narkotike dhe shqetësojnë vajzat e reja që kalojnë. Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të ndërhyjë sa më parë për të garantuar rendin dhe sigurinë në këtë zonë problematike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit