Dy makina dhe një motor bëjnë aksident në Bradashesh, dy të lënduar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.08.2025, 20:15

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Bradashesh, ku dy automjete dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, drejtuesi i motorit dhe një pasagjere kanë marrë lëndime të lehta dhe po marrin ndihmë nga ambulanca që ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se një parakalim i gabuar të jetë bërë shkak i këtij aksidenti të trefishtë, që përveç të lënduarve dhe dëmeve materiale, krijoi vështirësi dhe në qarkullimin e automjeteve.

Një dëshmitar tregon për JOQ Albania se: “Aksident sapo ndodhi në Bradashesh. Nuk isha i pranishëm në vendngjarje, po disa metër më poshtë u dëgjua një goditje e fortë. Janë përfshirë dy automjete, të dyja të dëmtuara nga dyert e shoferit. Ka qenë në shkëmbim me automjetin tjetër dhe me shumë mundësi motoristi ka dashur të parakalojë në trafikun e rënduar. Drejtuesi i motorit dhe pasagjerja ishin të shtrirë, jo dëmtime të rënda, fatmirësisht pa pasoja serioze.

Pritet një reagim nga policia për të zbuluar më shumë për rrethanat e kësaj ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit