Zhduket 16-vjeçari nga Kosova, familjarët dyshojnë se është nisur drejt Shqipërisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.08.2025, 17:37

Një rast shqetësues është denoncuar nga familja Qorraj në Deçan, Kosovë. Djali i tyre, Eglantin Qorraj, 16-vjeç, është shpallur i zhdukur pasi nuk është kthyer në shtëpi prej më shumë se 24 orësh.

Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit duke udhëtuar me një autobus në drejtim të Shqipërisë. Sipas informacioneve të deritanishme të siguruara nga familjarët, dyshohet se ai mund të ketë zbritur në Rubik, Milot ose në Durrës.

Që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të adoleshentit.

Familja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Kushdo që ka informacion, mund të kontaktojë menjëherë prindërit në këto numra telefoni:

📞 +383 045 515 778 📞 +383 045 862 533

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit