Shqiptari i dehur dhunon infermieret e urgjencës së spitalit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2025, 15:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Imperias, Itali.

Një i dehur, 42-vjeçar shqiptar, banues në Sanremo dhe me precedentë penalë, është treguar i dhunshëm me infermeret e spitalit e jo vetëm.

Fillimisht, ai ka sulmuar stafin mjekësor në detyrë dhe më pas ka shkatërruar mobiliet e triazhit të urgjencës, duke shkaktuar panik mes mjekëve dhe infermierëve. Për të neutralizuar situatën, u desh ndërhyrja e policisë, karabinierëve dhe njësisë së Gardës së Financës.

Drejtoria e ASL 1 dënoi ashpër aktin e dhunës dhe shprehu solidaritetin maksimal për personelin mjekësor dhe pacientët që ndodheshin në urgjencë në momentin e incidentit. Po ashtu, mbështetjen e tij e shprehu edhe nënkryetari i Rajonit, Alessandro Piana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit