Pema ze poshtë makinën në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.08.2025, 15:37

Një ditë pas stuhisë që goditi kryeqytetin me reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme, pasojat e saj vazhdojnë të ndihen edhe këtë të dielë.

Pak minuta më parë, në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, një pemë u rrëzua mbi një automjet që po lëvizte në rrugë. Fatmirësisht sipas raportimeve paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në fotot e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet automjeti i dëmtuar, ndërsa qytetarët e pranishëm shfaqen të habitur nga ngjarja.

Kujtojmë se një ditë më parë, dhjetëra biznese pësuan dëme për shkak të erës së fortë. Çadrat e disa lokaleve u shkatërruan, ndërsa xhamat e disa dyqaneve u thyen ose u plasaritën.

Nga tarracat e pallateve ranë objekte të ndryshme, mes tyre llamarina dhe depozita uji, duke krijuar rrezik serioz për kalimtarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit