Disa qytetarë kanë denoncuar përmes redaksisë tonë shqetësimet që po përjetojnë me regjistrimet në portalin e-Albania, pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.
Ata ngrenë alarmin për vonesa të pajustifikuara dhe probleme teknike që po pengojnë fëmijët e tyre të regjistrohen në shkolla dhe të pajisen me librat e nevojshëm.
Denoncimi i parë vjen nga një nënë e një 6-vjeçari që ende nuk ka marrë përgjigje për pranimin në klasën e parë, ndonëse aplikimi është kryer prej kohësh në E-Albania.
Ajo thotë se ka shkuar edhe te shkolla por i eshtë thënë se ka shumë të tjerë në pritje edhe pse ditet po kalojnë dhe fëmijët “mbeten në ajër”.
Sipas saj, vetëm në shkollën ku ka aplikuar janë edhe 19 fëmijë të tjerë në të njëjtën situatë, duke ngritur shqetësime serioze për menaxhimin e procesit.
Denoncimi i dytë lidhet me regjistrimet në gjimnaz. Një tjetër qytetar shprehet se prej një jave po përpiqet të aplikojë përmes platformës E-Albania, por çdo përpjekje rezulton e pasuksesshme.
Këto raste ngrenë pikëpyetje mbi funksionimin e platformës dhe gatishmërinë e institucioneve për të menaxhuar fluksin e aplikimeve në prag të vitit të ri shkollor.
Prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Arsimit dhe autoritetet përkatëse për të zgjidhur situatën dhe për të mos penalizuar fëmijët.
Denoncimi 1:
Pershendetje, kam djalin 6 vjec e kam regjistruar te ealbania per ne klas te par edhe akoma sna kan kthyer pergjigje kam shkuar dhe pyet te shkolla dhe me thon se ka dhe shum te tjer ne pritje vendimi,,, sdi cfar te bejm zdi ku te drejtohemi smund te marrim libra dhe asgje ditet ikin. Isha pardje pyeta te shkolla tha ka dhe 19 veta te tjer ne pritje un zdi kur do marrim nje pergjigje
Denoncimi 2:
Pershendetje kam 1 jav qe provoj t aplikoj per n gjimnaz te E-Albania dhe thote aplikimi nuk mund te kryhet me sukse, provoni perseri
