Baahkia Tiranë-qytetares: S’ta regjistrojmë fëmijën në kopësht! Kemi bërë përzgjedhje

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.08.2025, 14:40

Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj pranë redaksisë së JOQ, lidhur me kushtet e vendosura për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike.

Ajo shprehet se një nga kriteret kryesore është që të dy prindërit duhet të jenë të punësuar, përndryshe fëmija nuk pranohet në çerdhe. Për më tepër bashkia shton në reagim se kanë qenë të shumta aplikimet për pranim dhe kanë bërë përzgjedhje mes fëmijëve.

Përpos se ky kusht krijon një situatë absurde dhe e bën të pamundur gjetjen e një pune, veçanërisht për nënat që kanë nevojë të rikthehen në tregun e punës, duket se ka hyrë në lojë rryshfeti mes pranimeve në çerdhe.

DENONCUESI 1:

"Pershendetje JOQ, Desha te ngrej nje shqetesim Tek platforma e regjistrimeve te femijeve ne çerdhe eshte nje kusht qe te dy prinderit duhet te jene te punesuar qe femija te pranohet ne çerdhe. Si mund te fillojne pune te dy prinderit pa filluar femija çerdhen? Besoj ky kusht eshte vendosur per te avantazhuar çerdhet private sepse nuk ka mundesi tjeter."

Një tjetër denoncim ka mbërritur nga lagjja 18 në Durrës ka ngritur një denoncim publik për mënyrën e regjistrimit të fëmijëve në kopshtin shtetëror “Fidanishtja”.

Ai tregon se një komshie e tij, nënë e një vajze 4-vjeçare, e ka pasur të pamundur të regjistrojë fëmijën, pavarësisht se jeton ngjitur me institucionin.

Ky denoncim hedh dritë mbi një problem të përsëritur, ku prindërit pretendojnë se regjistrimet në institucionet publike nuk bëhen sipas rregullave, por përmes njohjeve apo favoreve.

DENONCUESI 2:

"Pershendetje. Doja te beja nje denoncim.

Une banoj ne lagjen 18 ne durres. Aty ndodhet nje kopesht shtetror qe quhet "Fidanishtja". Dhe nje komshia ime e ka vajzen 4 vjece. Ktu ka lind ktu banon ngjit me kopeshtin. shkoj ta rregjistroj vajzen atje se aty i takon.

I kthejne prgj jo po duhet te gjesh nje mik me e fut ti se se futim dot. Duke qen se kjo esht e urt ska mbeshtetje vendosa ta ndihmoj. Te ky kopesht vijn edhe nga lagje te tjera sepse i japin lek e buqeta lulesh drejtoreshes.

Mund ta postoni ju lutem ishallah e lexojn si njoftim dhe bejn dicka. Ju faleminderit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit