Një turist nga Anglia i cili ndodhet në Shqipëri, ka mbetur i habitur pasi ka shkuar në një market “EKO-Market” për të blerë një kuti gjalpi, i cili kur e ka hapur në shtëpi, i ka dalë me vaj.
Ai thotë se kur shkoi në market, kutitë e gjalpit ishin me ofertë 1+1 për 300 lekë. “Kur e hapa, ishte ky vaj i errët sikur mund ta shihni në video, sikur ishte i skaduar,” shkruan denoncuesi.
Më tej ai shton se ka vendosur në dijeni dhe dyqani për atë që i ndodhi, por nuk mori asnjë përgjigje. Duke parë situatën, ai ka vendosur që rastin e tij ta denoncojë publikisht, duke i përcjellë qytetarëve mesazhin që të jenë më të kujdesshëm me produktet që blejnë.
Denoncimi i plotë:
“Përshëndetje, jam një turist nga Anglia. Sapo bleva një gjalpë nga një treg i ri që u hap dje (eko-market)... dhe ata e dhanë këtë "ofertë" 1+1 për 300 lekë, por betohem se i gjithë gjalpi është i skaduar. Kur e hapa, ishte ky vaj i errët, siç mund ta shihni në video, sikur të ishte i skaduar. Betohem se nuk e shoh këtë lloj gjëje në vendin tim. Gjithashtu u dërgova mesazhe, por nuk më kthyen përgjigje... dhe shoku im më jep faqen tënde që të shkruaj sepse ta shohin edhe të tjerët se çfarë po blejnë, sepse për mua nuk është normale..."
Një turist nga Anglia i cili ndodhet në Shqipëri, ka mbetur i habitur pasi ka shkuar në një market “EKO-Market” për të blerë një kuti gjalpi, i cili kur e ka hapur në shtëpi, i ka dalë me vaj.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) August 31, 2025
Të plotë në Web! pic.twitter.com/yzWeVE8V6n