Kur lufta kundër korrupsionit në e-Albania nis nga dyqani i pajisjeve shtëpiake

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2025, 13:25

Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të denoncuar një situatë të pazakontë dhe absurde që ka zbuluar së fundmi.

Ai thotë se numri në platformën zyrtare shtetërore E-Albania, ku qytetarët drejtohen për të denoncuar raste korrupsioni është i njëjtë me të një kompanie private për pajisje shtëpiake.

Sipas tij, numri i kontaktit që shfaqet në këtë seksion ku mund të denoncohet korrupsioni rezulton të jetë ai i një subjekti tregtar që nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore apo strukturat antikorrupsion.

Ai ka bërë provë dhe ka telefonuar në numrin e shënuar në e-Albania, por aty janë përgjigjur punonjësit e kompanisë private duke treguar se numri është i tyre.

Ky “ngatërrim” ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e të dhënave në platformën zyrtare dhe besueshmërinë e saj për çështje sensitive siç është lufta kundër korrupsionit.

Qytetarët kërkojnë sqarim urgjent dhe korrigjim të kësaj pasaktësie, nëse është e tillë, duke theksuar rëndësinë që ka një kanal i sigurt dhe i besueshëm për raportimin e abuzimeve me pushtetin.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Joq, numri që është tek e-albania për te denoncuar korrupsionin është numri i ketij dyqanit me pajisje shtepiake. Numri qe del kur telefonon eshte nga ky dyqani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit