Makina e tyre doli nga rruga, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në Peqin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2025, 10:44

Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, janë dy 24-vjeçarët që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peqin, në vendin e njohur si “Ura e Teqes”.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin djemtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Të rinjtë që kanë mbetur të plagosur rënrë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por fatkeqësisht nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë pak pas mbërritjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit