Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, në zonën e njohur si “Ura e Teqes”.
Një automjet tip “Volkswagen Golf” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve. Viktimat janë identifikuar si Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24 vjeç dhe banues në Peqin.
Mësohet se automjeti me të cilin udhëtoni dy të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.
Të rinjtë u transportuan fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por, për fat të keq, nuk mundën t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshimet e para tregojnë se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë faktori kryesor që çoi në tragjedinë e rëndë.